10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Sisteme anti-raketore ruse janë instaluar në kufij me Kosovën”, deputeti i PD-së thirrje qeverisë: Tërhiq ambasadorin shqiptar nga Beogradi

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka thënë se mbrëmjen e djeshme janë instaluar nga ushtria serbe në Pantsir, në kufirin Kosovë-Serbi, sisteme anti-raketore ruse.

Përmes një postimi në Facebook, Çollaku shprehet se trupa të shumta serbe janë gjithashtu në gadishmëri dhe kërcënojnë Kosovën dhe paqen në Ballkan.

Ai kërkon nga qeveria e Shqipërisë që të zhvillojë një veprim aktiv diplomatik, që duhet të nisë me tërheqjen e ambasadorit shqiptar në Beograd.

Reagimi i plotë:

Mbreme sistemet antiraketore ruse Pantsir,jane instaluar nga ushtria serbe ne kufirin Kosove-Serbi. Trupa ushtarake serbe gjithashtu jane ne gatishmeri ne kufirin me Kosoven per nderhyrje uahtarake ne cdo moment.

Kjo eshte loje e Beogradit dhe kercenon Kosoven dhe paqen ne Ballkan

Ne keto kushte gjithe Ballkani por sidomos Shqiperia eshte nen ketcenim.

Qeveria e shqiperise nuk mund te rrije si spektatore ne kete situate,as te beje copy paste deklaratave e te tjereve.

Qeveria e shqiperise duhet te zhvilloje nje veprim aktiv diplomatik

-te terheqe ambasadorin shqiptar ne Beograd si hap i pare protestes diplomatike

– te deklaroje terheqjen nga Open Ballkan

– te deklaroje si qendrim te Shqiperise kushtezimin ne cdo bashkepunim rajonal me Serbine mos cenimin e integritetit te Kosoves dhe cdo vendi tjeter ne rajon.

– te jape mbeshtetje totale Kosoves dhe instituciineve te saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...