23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Situata në QSUT/ Tritan Shehu: Shendetesia „kokeposhte“ e Rilindjes, vazhdon te perjashtohet nga sherbimi i urgjences kirurgjikale

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sërish situatën në QSUT, ku mungon shërbimi i urgjencës kirurgjikale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se sistemi mjekësor është i vendosur kokëposhtë, teksa e ka argumentuar se përjashtimi i shërbimit të urgjencës kirurgjikale është dëmtim i madh dhe ul rolin e saj dhe se pacientët po drejtohen në privat për të marrë shërbim.

Më tej ka shtuar se shërbimi për këtë fushë mund të merret vetëm te Spitali i Traumës dhe ai i Shefqet Ndroqit, ndërkohë që shërbimi duhet të merret në të treja qendrat.

Postimi i plotë:

 

 

Shendetesia „kokeposhte“ e Rilindjes!

Nuk mjafton varferia, mungesat….

Por dhe ajo cfare permban sistemi yne shendetesor publik vendoset “kokeposhte”!

QSUT vazhdon te perjashtohet nga sherbimi i urgjences kirurgjikale!

Kjo perballohet vetem nga Spitali i Traumes dhe ai „Shefqet Ndroqi“, sipas diteve!

Gabim fatal ky, qe flet per keq menaxhimin e sistemit shendetesor sepse:

1-QSUT eshte qendra me e madhe mjekesore, universitare si per studentet ashtu dhe per specializantet, shkencore e rezatuese per vendin.

Ta perjashtosh ate nga sherbimi i urgjences kirurgjikale, eshte ta demtosh rende ne keto funksione, ta dekualifikosh e ulesh rolin e saj.

2-Keshtu cenohet jo vetem cilesia e ndihmes kirurgjikale urgjente e aksesi i qytetareve per ate, por demtohet dhe niveli i kirurgjise se “ftohte”.

3-Kjo do te thote te mbledhesh urgjencen ne dy institucione te tjera, pa kapacitetet e QSUT.

4-Qe kryejne dhe aktivitete te tjera shume te rendesishme, Spitali Traumes, traumen kombetare, qe po e asfikson; ai “Shefqet Ndroqi”, kirurgjine pulmonare.

Kur do te duhej qe:

  1. a) Te treja keto spitale te jene te hapura per urgjencen kirurgjikale, duke ulur ngarkesen e secilit, stimuluar kompeticionin e zhvillimin, krijuar alternativa per pacientet.
  2. b) Trauma, pervecse ne Spitalin e Traumes duhet perballuar edhe nga QSUT, e cila ne vend qe te perjashtohet nga urgjenca kirurgjikale, duhet te hapet edhe per ate.

–Te tilla vendime pa vizion, centraliste, larg konceptit te autonomise spitalore, demtuese te cilesise se mjekesise publike, jo vetem qe behen pengese e zhvillimit…

–Por dhe cojne pacientin drejt spitaleve private, duke paguar nga „xhepi“.

Ky eshte nje nga „objektivat“ e ketyre “strategjive”:

Atrofizimi i mjekesise publike!

Dhe pastaj Rilindja flet per „mjekesi falas”!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT