14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Situatë e qëndrueshme në Durrës, Krujë dhe Shijak; lumenjtë në kuota normale

Situata në territorin e Bashkisë Durrës paraqitet e qëndrueshme. Sipas informacioneve zyrtare, gjendja hidrike është normale, ndërsa lumi Erzen dhe lumi Ishëm vijojnë të jenë në kuota të zakonshme dhe mbahen nën monitorim të plotë nga strukturat përkatëse.

E qetë paraqitet edhe situata në Bashkinë Krujë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të kthjellët dhe gjatë natës nuk janë evidentuar problematika. Grupet e punës kanë dalë në terren dhe po vijojnë vlerësimin e dëmeve në banesa, akse rrugore dhe toka bujqësore të përmbytura nga reshjet e ditëve të kaluara. Ndërkohë, lumenjtë Gjole dhe Zezë janë në kuota normale dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Edhe në Bashkinë Shijak, nata ka kaluar pa probleme, ndërsa mëngjesi është shënuar me mot të kthjellët. Gjatë ditës së sotme, strukturat bashkiake do të vijojnë punën në terren për plotësimin e akt-konstatimeve të banesave të prekura nga uji.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të kushteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...

“Operacioni ‘Vendimi’ përfundoi me sukses” – Arrestohet i shumëkërkuari Klodian Llomi në Dibër

0
Dibër – Një operacion policor i koduar “Vendimi” ka çuar në arrestimin e shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga...