13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“S’ka drita në reanimacion, pacientët po nxirren në korridore” – Alarm në QSUT pas ndërprerjes së energjisë

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku ndërprerja e energjisë elektrike ka vënë në rrezik funksionimin e repartit më kritik të spitalit më të madh në vend.

Sipas denoncimeve nga qytetarë dhe familjarë të pacientëve, ikja e dritave ka krijuar kaos dhe pasiguri totale, duke paralizuar punën e stafit mjekësor dhe duke alarmuar të afërmit e pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga brenda QSUT-së bëjnë me dije se, për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe mosfunksionimit të kushteve minimale në reanimacion, pacientët janë nxjerrë me urgjencë nga dhomat e kujdesit intensiv dhe janë transferuar nëpër korridoret e spitalit, në kushte që konsiderohen jashtë çdo standardi sigurie.

Një qytetar i pranishëm në spital ka denoncuar situatën dramatike:

“Situata doli jashtë kontrollit. Ka ikur korrenti dhe pacientët po i nxjerrin nga reanimacioni nëpër korridore. Nuk dihet se çfarë po bëhet, jemi në ankth të plotë sepse dritat nuk po vijnë.”

Një tjetër mesazh alarmues i mbërritur nga ambientet e QSUT-së thotë:

“Rast emergjent, ju lutem postojeni ta shohë Kryeministri. Shikoni çfarë bëhet tek spitali ‘Nënë Tereza’. Nuk ka drita dhe kemi njerëz në reanimacion. U hapën dyert e sallave dhe brenda nuk kishte energji. Ana e reanimacionit është pa drita. Këtu të vdesin me zor.”

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e gjeneratorëve dhe sistemit të emergjencës, në një repart ku jeta e pacientëve varet drejtpërdrejt nga aparaturat mjekësore dhe furnizimi i pandërprerë me energji elektrike.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e QSUT-së apo Ministria e Shëndetësisë, ndërsa pritet të sqarohet shkaku i ndërprerjes së energjisë dhe nëse janë vënë realisht në rrezik jetët e pacientëve në reanimacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...