14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Skandal i përsëritur: Teza e Matematikës qarkullon online vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit

Më shumë se 27 mijë maturantë në të gjithë vendin janë ulur sot në bankat e shkollës për të zhvilluar provimin e Matematikës, pjesë e maturës shtetërore 2025. Testimi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, por edhe këtë herë procesi nuk i shpëtoi rrjedhjes së informacionit, që tashmë është shndërruar në një fenomen të përsëritur skandaloz.

Vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit, në rrjetet sociale janë publikuar imazhe të tezës së Matematikës, duke konfirmuar edhe një herë dështimin e masave për sigurinë e informacionit dhe ruajtjen e integritetit të provimeve.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh – në vitet e fundit, thuajse të gjitha provimet e Maturës Shtetërore janë komprometuar brenda pak minutash nga nisja, duke ngritur dyshime serioze për rrjedhje nga brenda sistemit arsimor dhe për mungesë transparence nga institucionet përkatëse.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit apo QSHA, ndërkohë që rrjetet sociale vijojnë të qarkullojnë pamjet e pyetjeve dhe pretendime për kopjime masive.

Skandali thellon edhe më tej pasigurinë dhe demotivimin te mijëra maturantë, që përballen me një sistem të cilit, gjithnjë e më shumë, i mungon besueshmëria dhe barazia në garë. Rrjedhja e tezës brenda provimit shtron sërish nevojën për një reformim të thellë të procesit të maturës shtetërore, si dhe për ndëshkime konkrete ndaj atyre që shkelin rregullat dhe cënojnë të ardhmen e brezave të rinj.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues. Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...