4.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

Skandal ndërkufitar: Qentë endacakë të Shqipërisë trafikohen drejtt Maqedonisë së Veriut

Një skandal i mundshëm ndërkufitar ka shqetësuar autoritetet dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve këtë të hënë, pasi raportohet se qentë endacakë të Shqipërisë janë trafikuar ilegalisht drejt Maqedonisë së Veriut.

Shoqata “Anima Mundi” ka ngritur alarmin pas publikimit të disa fotografive nga këshilltarja e pavarur e Komunës së Karposhit, Tatjana Stojanovska, ku shfaqeshin qentë e shënjuar me etiketa veshi nga Shqipëria. Sipas shoqatës, ky fenomen nuk mund të konsiderohet si një rritje natyrore e popullatës, pasi kafshët janë të pasterilizuar dhe të pashënjuar, duke sugjeruar një zhvendosje të detyruar dhe të organizuar.

“Ky aktivitet kërcënon sigurinë publike, mirëqenien e kafshëve dhe sundimin e ligjit. Qentë u shfaqën brenda natës në Shkup, duke treguar qartë se kjo nuk është një rritje normale,” deklaroi shoqata.

Anëtarët e “Anima Mundi” kërkojnë hetim urgjent, duke propozuar inspektimin e kamerave të sigurisë në hyrje-daljet e qytetit dhe një rishikim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e kafshëve. Ata sugjerojnë ndryshime në Kodin Penal dhe Ligjin për Mirëqenien e Kafshëve, duke klasifikuar braktisjen dhe zhvendosjen masive si vepra penale, sipas shembullit të Kroacisë.

Shoqata gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe ZELS-it të nisin diskutime publike për të parandaluar zhvendosjen dhe trafikun e kafshëve në territorin e Shkupit dhe më gjerë.

Ky incident ngre shqetësime serioze për transportin e paligjshëm ndërkufitar të kafshëve dhe sjell në vëmendje nevojën për masa ligjore dhe kontroll më të rreptë mbi popullatat e qenve endacakë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...