10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Skandale dhe akuzat për korrupsion në Agjencinë e Informacionit: SPAK hyn në veprim, bën hetim pasuror

Prokuroria e Posaçme zhvilloi një aksion të madh në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke sekuestruar kompjuterë dhe telefona në kuadër të hetimit për korrupsion. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësuan se tenderi për laboratorët smart në shkollat 9-vjeçare u vesh me dyshime për parregullsi, kur në datën e parashikuar të garës, kriteret u ndryshuan. Pas ndryshimeve, tenderi u fitua nga firma Albascan, edhe pse kishte një xhiro të papërfillshme në vitin 2017.

Tenderat në orbitën e SPAK

Me sa duket tenderat e AKSHI-t tashmë kanë hyrë në orbitën e SPAK. Mësohet se hetuesit e BKH kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private. AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cenimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

Hetim pasuror për drejtuesen e AKSHI-t

Me gjithë këto skandale dhe akuza, SPAK ka futur në sitë pasurinë e drejtueses së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Me aq sa është bërë dije dhe për publikun, Karçanaj ka zbarkuar dy herë brenda SPAK duke u marrë në pyetje për çështje të ndryshme. Herët e fundit, ajo është pyetur lidhur me hetimet mbi ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH. Kujtomë se më 16 mars 2024, GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervis Lami dhe Valter Begaj. Gjithashtu herën e parë, Karçanaj është marrë në pyetje në lidhje me padinë e dorëzuar nga eksperti i IT-së, Gent Progni vitin e kaluar pas sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë. Ai dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre për zyrtarët e AKSHI-t, pikërisht të atyre personave që kishin për detyrë ruajtjen nga sulmet kibernetike të të gjithë sistemit. Në lidhje me paraqitjen në SPAK të drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj reagoi edhe vetë Gent Progni, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në një reflektim të turbullt në derën e SPAK – Mirlinda Kërcanaj u paraqit për të dhënë dëshminë e saj për kallëzimin tim! Sa më shpejt dënohet aq më shumë mundësi kemi për të ruajtur sadopak të dhëna që kanë mbetur pa dalë dhe shumë para nga taksat tona s’do të vidhen më!”. Ndërkohë kujtojmë se eksperti i IT, Gent Progni në një postim në rrjetet social bëri me dije se ka hedhur një kallëzim penal në SPAK për subjektet Soft&Solution, Fastech dhe ABS-Advanced Business. Këto subjektet sipas Prognit pasi përfitojnë tenderat qarkullojnë vlerat financiare me njëra-tjetrën nëpërmjet kompanive “satelit që janë Mega Distribution dhe Bicontal Solution. Gjithashtu, Progni në kallëzim ka kërkuar ndjekje penale edhe për drejtoren e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe drejtorin e AKCESK Igli Tafa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...