Historia që përshkruani përmban akuza të rënda për korrupsion, duke implikuar vajzën e ish-kryeministrit Berisha në një skemë të kërkesave të parregullta financiare në një projekt investimi në Shqipëri. Investitori, Zafar Ansar, tregon për ndërhyrjen e saj në kërkesat e papërballueshme për pagesa dhe tarifa të konsiderueshme në shkëmbim të miratimit të projektit të tij. Ai akuzon këtë sjellje si korrupsion dhe shpreh rezerva për procesin e investimit në Shqipëri duke theksuar se praktikat e tilla duhet të hetohen dhe ndalohen për të mbrojtur interesat e biznesmenëve dhe të qytetarëve.
Gjithashtu, historia përshkruan një refuzim të autorizimit të projektit pasi Ansar refuzoi të përmbushë kërkesat e papërballueshme për pagesa dhe tarifa të konsiderueshme. Ky incident paraqet një rast alarmant të korrupsionit në nivelin më të lartë të qeverisë dhe thekson nevojën për transparencë dhe përgjegjësi në proceset vendimmarrëse.
Zafar Ansar tregon se është i gatshëm të japë dëshmi në gjykatë për këtë çështje, duke shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me autoritetet për zbardhjen e të vërtetës dhe ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në praktikat e korrupsionit.
Zoti Ansar, a ndjeheni i keqardhur për atë që ndodhi kur ju nuk mundët të realizonte projektet tuaja pasi u përballët me një sërë problemesh?
Natyrisht nga këndvështrimi një biznesmeni është gjithmonë e vështirë kur projektet në biznes nuk realizohen për arsye të ndryshme. Në rastin tonë kishim një dilemë pasi na u kërkua një shumë parash për atë që na u përshkrua si tarifë-suksesi (“success fee” ) prej 3 % nga vajza e kryeministrit. E gjitha kjo në pikëpamjen time ishe një diçka jo normale. Sic edhe ju tregova në intervistat e fundit që zhvilluam bashkë nëse ju pajtoni një avokat ata do tju kërkojnë një tarifë standarde . Në rastin tonë na u kërkua të paguanim 200 euro për 1 orë pune dhe në fund të kontratës për suksesin e projektit na u kërkua 3 %.
Këtë kërkesë për 3% shin unë nuk e konsiderova si të drejtë dhe prandaj nuk e nënshkruam kontratën. Ishte për të ardhur keq që ky investim nuk u realizua. Ata që humbën nga ky projekt nuk ishte vetëm kompania ime por më së shumti populli shqiptarë. Nga të tilla projekte populli shqiptarë do të përfitonte një energji elektrike të lirë, një numër të madh të punësuarish me rroga të mira por asnjë gjë nuk ndodhi. Natyrisht ne humbëm para por në fund ishte populli shqiptarë ai që humbi.
Sa të dëmshme ishin për ju apo edhe biznesmenë të tjerë pikërisht këto praktika që përshkruat më sipër? Kompanitë tuaja janë të shkrira në shumë vende të botës. A jeni përballur në këto vende me një kërkesë për 3% tarife-suksesi siç ju ndodhi në Shqipëri?
Nëse do të ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës avokatët do të na thonin. Do të punojmë falas për ju pra nuk do të paguani asnjë kosto por çfarë do të përfitohet do ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Kjo është praktika në SHBA. Kurrë nuk jam ndeshur me kërkesën që mu bë në Shqipëri në asnjë vend tjetër të botës.
E gjitha është një diçka tërësisht jo e drejtë, pra që përveç pagesës për orët e punës të avokatëve të shtohej edhe tarifa e suksesit. Prandaj edhe projekti ynë nuk u realizua…Për mua kjo histori më së shumti ishte e dëmshme për popullin shqiptarë se sa për ne. Kësaj lloj praktike duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë për mos të ndodhur përsëri me mua apo me të tjerë të interesuar së investuari në Shqipëri.
Në këndvështrimin tuaj si biznesmen, ajo që ju ndodhi është e drejtë të cilësohet si një korrupsion i pastër?
Nga ajo që kuptova PO, pasi një kërkesë të tillë e konsiderova si të pazakontë që përveç pagesës për orë punë të na kërkohej tarifa e suksesit. Çfarë do të thotë tarife suksesi? Personi ishte me shumë influencë dhe mund ta kishte realizuar këtë projekt. Unë mendoj se të tilla praktika duhet të hetohen për ti korrigjuar gabimet. Në të njëjtën kohë ato duhen ndaluar. Kjo për të mirë të vendit tuaj dhe biznesmenët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.
Zoti Ansar nëse drejtësia shqiptare do të kërkojë prej jush dëshminë tuaj në gjykatë për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish kryeministrit Berisha. A jeni i gatshëm të bashkëpunoni?
Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po. Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithçka e thënë prej meje është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë tjetër përveç saj.