15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Skandali i pagave/ Tabaku: “Nëse ka persona përgjegjës për sigurinë e të dhënave, ata janë Edi Rama, dhe AKSH-i, Komisioni Hetimor ka marrë dosje të rëndësishme”

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në lidhje me skandalin e të dhënave personale, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri përgjegjëse Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Tabaku u shpreh se  Komisioni Hetimor ka marrë mjaft informacione, dosje shumë të rëndësishme që tregojnë që përvec përfshirjes së Lefter Kokës, kemi të paktën një ish-ministërm zv/kryeministër, z. Arben Ahmetaj i cili duhej të ishte përpara drejtësisë.

Tabaku tha se qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro tendera për ruajtjen e të dhënave të AKSHI, një pjesë të të cilave i ka fituar ish-deputeti socialist Ilir Beqja.

Tabaku shprehu bindjen se PD do t’i shkojë deri në fund hetimit në komision për të gjetur se ku kanë shkuar 440 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Sipas saj me aferën e inceneratorëve, në burg dhe para drejtësisë sot duhet të jetë i pari, kryeministri Edi Rama i cili do të bëjë ccdo gjë, edhe do të vjedhë zgjedhje, edhe do të blejë drejtësi dhe do të bëjë skandale të tjera po vetë për ta mbuluar aferën e inceneratorëve, por besoj që nuk ka luftë më të rëndësishme për PD se lufta ndaj korrupsionit
Deklarata e Jorida Tabakut

Dua të ndalem në Komisionin Hetimor të serverit të tatimeve.

Të gjithëve ju kujtohet se si Spartak Braho bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Ermal Beqiri dhe vëllain e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Panajot Gjiknuri, shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të marrë bazën e të dhënave për të gjitha bizneset. PD kërkoi një Komision Hetimor i cili provoi se këto të dhëna përdoreshin në zyrën e Kryeministrit.

Atëherë ligji u ndryshua në vitin 2015 dhe përgjegjës për sigurinë e të gjithë të dhënave në Republikën e Shqipërisë është AKSH-i. Sot e dimë se burimi i të dhënave që kanë dalë dhe janë bërë publike, ashtu si edhe me patronazhistët është AKSH-i. Unë kam nxjerrë disa tendera të cilat janë për sigurinë e të dhënave.

Në periudhën 2014-2021 qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro, 881 transaksione, pagesa për AKSH-in për sigurinë e të dhënave. Dhe e dini se kush është përgjejgës për të ruajtur të dhënat? Ilir Beqja, që iu hoq mandati, pikërisht për këtë arsye sepse ka marrë tendera ndërkohë që ishte deputet dhe ministër. Armand Frangu, të cilin PD  e ka denoncuar nga kjo sallë. Ermal Beqiraj, këshilltari i kryeministrit.

Sot në qoftë se ka persona përgjegjës për sigurinë e të dhënave, ata janë Edi Rama, njerëzit e afërt të tij dhe sigurisht AKSH-i. Nuk ka nevojë të vendosim gishtin as tek punonjësit e thjeshtë të tatimeve për t’i bërë kurbanë e kokë turku, sicc po ndodh edhe në rastin e inceneratorëve.

Për t’u kthyer tek inceneratorët.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve që dje megjithëse parlamenti na e ndërpreu transmetimin e Komisionit Hetimor sepse nuk arritëm dot kuorumin për të zhvilluar mbledhjen, ju arritët që të transmetoni informacionin në konferencën për shtyp që PD organizoi.

Pas përpjekjeve kolosale për të arritur një bashkëpunim me mazhoranxcën për të mbledhur Komisionin Hetimor, ata e bojkotuan. Ka një dhe vetëm një arsye se përse e bojkotohet Komisioni Hetimor. Kjo është mbrojtja politike. Për të mos vazhduar për ta hetuar këtë aferë.

PD ditën e hënë kërkoi edhe një shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor, duke qenë se është periudha e fundvitit dhe unë jam e sigurt që kolegët socialistë nuk kanë për të ardhur dhe nuk kanë për t’u mbledhur as gjatë kësaj periudhe, por Komisioni Hetimor ka marrë mjaft informacione, dosje shumë të rëndësishme që tregojnë që përvecc përfshirjes së Lefter Kokës, kemi të paktën një ish-ministërm zv/kryeministër, z. Arben Ahmetaj i cili duhej të ishte përpara drejtësisë.

Kemi tre kryetarë bashkie Qazim Sejdini, Armando Subashi dhe sigurisht Erjon Veliaj, që duhet të jetë përpara drejtësisë dhe kemi kokën e korrupsionit Edi Ramën.

Dje u bë bilanci i 100 ditëve të para të qeverisë “Rama 3” që fatkeqësisht edhe për arsye të vjedhjes së të dhënave, përdorimit të dhënave, presionit mbi shqiptarët, bilanci ishte, 11 ministra për korrupsion të larguar. Ministra, një pjesë të strukturave të PS-së, rreth 10 deputetë si pjesë e dekriminalizimit, qindra zyrtarë si pjesë e dekriminalizimit, një ministër në burg.

Por, nuk është ky bilanci real.

Me aferën e inceneratorëve, në burg dhe para drejtësisë sot duhet të jetë i pari, kryeministri Edi Rama. Kushdo që ka hartuar procedurat dhe kushdo që është përfshirë në këto procedura.

Të dhënat e publikuara në databazën e pagave na tregojnë të dhëna shumë të rëndësishme. Nuk dua t’i përdor për të ruajtur privatësinë e personave, por kompanitë e inceneratorëve kanë pagat më të larta në Shqipëri, të krahasueshme me pronarët tuaj.

10 herë më të larta se tuajat, jam e sigurt.

Inceneratori i Fierit ka 28 të punësuar ndëkohë që nuk punon. Është i mbyllur.

Inceneratori i Tiranës ka 168 të punësuar ndërkohë që është vetëm një Landfill. Po flasim për paga që variojnë nga 7 mijë deri në 10 mijë euro. Të afërm të tre pronarëve, Klodian Zotos, Klodian Mërtirit dhe Stela Gugallias. Edhe këta tre persona marrin paga. Inceneratori i Elbasanit ka 55 persona të punësuar me paga jashtëzakonisht të larta.

Të dhënat që publikohen ccdo ditë. Të dhënat që i vijnë Komisionit Hetimor, informacionet që ne kemi mbledhur deri më sot, për ekzistencën e e pothuajse 40 komoanive fiktive, nuk do të na ndalojnë ne për të gjetur, për të hetuar gjurmët se ku kanë shkuar paratë e buxhetit të shtetit, 430 milionë euro.

I kemi bërë thirrje gjithmonë SPAK, e kemi mbështetur që të vazhdojë të hetojë por SPAK duhet t’i sfidojë të gjithë dhe t’u tregojë që shkon atje ku ka pushtet.

Është shumë e rëndësishme që të shohim provat ashtu sicc janë publikuar. Të shohim faktet sicc i ka mbledhur Komisioni Hetimor dhe do t’ia vendos në fund edhe SPAK-ut në dispozicion nëpërmjet një raporti që ne do të përgatisim. Por e rëndësishme është që kësaj afere t’i shkohet deri në fund.

Lefter Koka nuk është fundi.

Edi Rama është fundi dhe do të bëjë ccdo gjë, edhe do të vjedhë zgjedhje, edhe do të blejë drejtësi dhe do të bëjë skandale të tjera po vetë për ta mbuluar aferën e inceneratorëve, por besoj që nuk ka luftë më të rëndësishme për PD se lufta ndaj korrupsionit. Këtë e kemi treguar dhe i përmenda këto fakte që ne kemi konsisent. Janë të gjitha fakte të publikuara nga PD që i kemi treguar me kohë se ccfarë po ndodh, tek AKSH-i, Tatimet, tek Inceneratorët që në 2016-ën. Për ne nuk është ccudi. Ne duam të bëjmë drejtësi për shqiptarët, duam të bëjmë drejtësi për aferën më të madhe të këtyre 30 viteve, për 430 milionë euro që kanë një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT