Daily Mail” ka publikuar një shkrim të gjatë duke iu rikthyer historisë së laptopit të vjedhur të Hunter Biden, djalit të Presidentit amerikan Joe Biden. Historia nisi me publikimin e lajmeve gjatë fushatës presidenciale ku u pa se si djali 52-vjeçar i kreut të shtëpisë së bardhë është i varur nga kokaina dhe i obsesionuar me pornografinë. Në mars 2019 ai kishte thyer laptopin dhe e kishte dërguar për ta riparuar, por aty besohet se iu vodhën të gjitha të dhënat personale që kishte.
“Daily Mail” ka publikuar atë që njihet si historia e kërkimeve në internet. Pra, është lista e të gjitha gjërave që Biden ka kërkuar në internet. Bie në sy se djali i presidentit që është përfolur për një lidhje me të venë e vëllait të tij kërkonte vazhdimisht në Pornhub tituj “vejusha të vetmuara”, por edhe video me vajza 18 dhe 19-vjeçare.
Nga 281 faqet e internetit të gjetura në historinë e tij të kërkimit gjatë 6 ditëve, 98 ishin pornografike. Hunter kishte një llogari të paguar në Pornhub Premium me emrin “RHEast” ku kishte ngarkuar videot e tij amatore, por ishte i kujdesshëm që të mos shfaqte fytyrën. Ai ishte gjithashtu një përdorues i rregullt i faqeve të kamerave seksuale ku bënte regjistrime në ekran të vetes duke bashkëvepruar drejtpërdrejt me femra të tjera.
Dhjetëra video në laptop zbulojnë gjithashtu prirjen e Hunterit për të filmuar veten duke bërë seks me prostitutat. Të shumta janë kërkimet që ai bënte në internet edhe për veten e tij. Tekstet dhe videot në laptop tregojnë djalin e presidentit duke porositur prostituta në dhomat e tij të hotelit në Kaliforni dhe Konektikat.
Me to ai diskutonte blerjen dhe përdorimin e drogës dhe duke filmuar video porno me to, të cilat më pas i postoi në internet në llogarinë e tij në Pornhub. Faqja thotë se ai ka parë 3 631 video. Ai e përshkruante veten si një 45-vjeçar beqar, mashkull heteroseksual që jeton në Paris.