4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Skandali me sistemin e TIMS-it, kompjuteri do të zbërthehet në SPAK

Kompjuteri ku dyshohet se është ndërhyrë për nxjerrjen e të dhënave në sistemin TIMS, është dërguar për ekspertizë në SPAK. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar bashkëpunim nga kolegët e prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar që ekspertimi i kompjuterit të bëhet nga Struktura Antikorrupsion, kjo për shkak të pajisjeve digjitale dhe bashkëkohore që ka ky institucion. Burime bëjnë me dije se kompjuteri i është dorëzuar SPAK, e për këtë pritet përgjigja e ekspertëve të strukturës se posaçme për të përcaktuar nëse ka pasur ndërhyrje të jashtme në sistem dhe a janë marrë apo jo të dhëna nga sistemi TIMS.

Lidhur me hetimet që institucioni i akuzës po kryen për këtë çështje, mësohet se Ervin Muça, me detyrë drejtor në departamentin e IT-së, në Policinë e Shtetit, bashkë me shtetasin Klodian Mazari punonjës i AKSH, kanë kryer një ndërhyrje në sistem me pretendimin se do kryenin procesin e backup-it.

Por, nga hetimet e deritanishme rezulton se këtë ndërhyrje këtë shtetas e kanë kryer pa vënë në dijeni eprorët e tyre. Burime nga grupi hetimor i thanë FaxNews se ndërhyrjen në sistem këta persona e kanë bërë në orët e vona të mbrëmjes, jashtë orarit zyrtar. Por, ajo çka i shton dyshimet e hetuesve për shkelje është fakti se Klodian Mazari nuk është punonjës në Policinë e Shtetit dhe ai nuk ishte i autorizuar për të hyrë në këtë institucion. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani mësohet se ata kanë hyrë në ambientet ku ndodhen serverët duke përdorur një kartë që përdorej nga një punonjëse e Policisë së Shtetit, e cila në kohën kur është bërë ndërhyrja ajo ka qenë me leje dhe nuk ka qenë në punë.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti pas kallëzimit të AMP-së, prokuroria nisi hetimet për 2 akuza. Procedimi penal nga akuza e kryeqytetit u regjistrua për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”. Në kudër të këtij procedimi prokuroria e çështjes i kërkoi AMP-së, ti marrë deklarimet të gjithë zinxhirit drejtues edhe efektivëve të policisë që kishin lidhje me këtë sektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...