26.8 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Vdekja e 3-vjeçarit pas mjekimit te klinika dentare, gjyshi akuza mjekut Roland Xhaxho

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas mjekimit në një klinikë dentare në Tiranë. Gjyshi i 3-vjeçarit ka thënë se nipi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor ndërsa ka hedhur akuza ndaj mjekut të klinikës Roland Xhaxho.

I pikëlluar gjyshi i të miturit tregon se 3 vjeçari qëndroi në klinikë mbi 9 orë dhe në momentin që ka dalë, ka qenë në gjendje kome. Më pas i mituri është ndjerë keq, çka ka detyruar familjarët ta dërgojnë në spital, aty ku pas tre ditësh, hummbi jetën.

Familjarët hedhin akuza se 3-vjeçarit i është dhënë dozë e tepërt narkoze teksa kërkuan që mjeku Rolan Xhaxho të dënohet.

Gjyshi:

E çuam te doktori për të pastruar gojën. Nuk kishte probleme. E çuam te mjeku te Roland Xhaxho, që punon me vajzën dhe gruan. E cuam në orën 10, ishim konsultuar dhe më herët. Na tha që nuk ka problem. Na garantoi se s’do kishte problem. Nga ora 10 e 30 deri në 7 në sallë. E nxori djalin në gjendje kome, të këputur. Për gjysmë ore i del narkoza na tha. Nderkohe filloi ti hipte temperatura. I rashë telefonit të doktorit, nuk na e hapi. E cuam djalin ne reaminacion. Ata na e fshehen nuk na e thanë. Doktor Roland Xhaxho e ka fajin se i kanë dhënë narkozë të tepërt. Shkak ishte se i dogji melcine dhe të gjithë organet e tjera.

Na tha nuk ka problem, merreni në shtëpi. Ai ishte në gjendje kome, i këputur. Në spitalin “Nënë Tereza” e qëndruam. Mjekët e dinin që ishte nga narkoza, na e thanë që ndërhyrja e parë është që do heqim narkozën e tepërt. Ne kërkojmë që ai të dënohet nga shteti.

Duam drejtësi. Nuk ka pasur ndonjë problem djali. Ishte hera e parë që ndërhynte te dhëmbët. Nga shteti kërkojmë të merren masat sa më shpejt. Organet të veprojnë, përndryshe do kenë probleme të tjera me ne.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë kallëzuar në polici mjekun Roland Xhaxho.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...