13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Skandali tek Onkologjiku,Koçiu i kthehet Shehaj-t: “Lërini këto kaseta politike dhe hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë”

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend u karakterizua nga tensione të larta mes deputetit opozitar Agron Shehaj dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, në lidhje me akuzat për mungesën e ilaçeve dhe kushtet në Onkologjik. Debati nisi kur Shehaj mori fjalën për të sjellë në vëmendje denoncimin e një qytetari në Report Tv, i cili kishte humbur djalin e tij në këtë institucion.

“Dua të përgjigjeni pyetjeve të qytetarëve,” tha Shehaj, duke akuzuar mazhorancën dhe ministren për mungesën e ndjeshmërisë ndaj kësaj çështjeje. Ai theksoi se problemi i mungesës së ilaçeve dhe mungesa e vëmendjes ndaj pacientëve ka kosto të rënda për qytetarët shqiptarë.

Ministrja Koçiu reagoi duke akuzuar Shehajn se po përdorte rastin tragjik për kredon e tij politike. “Ju merrni fatkeqësinë e një prindi dhe e sillni këtu. Nuk do jap shpjegime këtu. Ti, në cilësinë e deputetit, do kishe ndjesi të forta për të ndihmuar qytetarët, do bëje mirë të trokisje në derën time, por merresh me mesazhe në rrjete sociale. Turp për ju, sepse nuk besoj se me këtë narrativë do merrje ndonjë votë,” tha Koçiu. Ajo shtoi se Prokuroria e Tiranës dhe SPAK po hetojnë çështjen e Onkologjikut dhe se lista e barnave të rimbursueshme është më e pasuruar se kurrë.

Shehaj nuk u ndal dhe vijoi duke ngritur tonet në sallë, duke e cilësuar përgjigjen e ministres si banale dhe të pandjeshme ndaj halleve të qytetarëve. “Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërësie. Si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë ‘është fatkeqësi’. Çdo sëmundje është fatkeqësi, por në rastin konkret jeni ju, që duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi? Nuk ke nga ta nisësh. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Fajin e keni ju, jo ai,” tha Shehaj.

Në një përplasje të dytë, Koçiu i përkujtoi deputetit se po e përdorte rastin për kapital politik dhe sqaroi se ministria ka shtuar kontrollet në farmaci për të parandaluar shitjen e barnave që duhet të shpërndahen vetëm nga spitalet. “Shikojeni QSUT dhe ambientet aty. Ju linçuat mjekët, jo unë. Denonconi mjekët që marrin para. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen qytetarëve se kjo është shëndetësia. Punonjësit tanë janë të përkushtuar, ndonëse ka individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi asnjë qindarkë. Lërini këto kaseta politike dhe hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos e përdorni sallën e Kuvendit për politikë me hallet e qytetarëve,” përfundoi Koçiu.

Shehaj u përpoq të mbyllë fjalën duke theksuar se opozita flet për problemet e qytetarëve, sepse kjo është detyra e saj. “Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Nuk thashë asgjë jashtë të vërtetës. Këto janë rastet që tregojnë gjendjen e shëndetësisë. Duhet të flasim për problemet. Ju vidhni dhe thoni se shëndetësia është falas? Nuk mund të hesht.”

Pas kësaj përplasjeje të ashpër, seanca plenare vazhdoi me pikat e tjera të rendit të ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...