12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“S’kemi ujë as për bagëtinë”, fermeri ankohet për vaditjen/ Rama: “Kryetari i Bashkisë e di më mirë, të na sqarojë”

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me fermerë në Ersekë ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe nga folur për punën e qeverisë për bujqësinë e blegtorinë. Një prej fermerëve i është ankuar kryeministrit për ujin për vaditje. Ai tha se nuk ka ujë as për bagëtinë dhe se këtë vit e kishte lënë pemëtarinë.

Kryeministri i ka ndërprerë fjalën dhe i është përgjigjur se kryetari i bashkisë Erion Isai e di më mirë problemin, teksa më pas edhe vetë ka bërë një sqarim. Ai tha se është një situatë e trashëguar për shkak të ndërtimit të një HEC-i.

Fermeri: Sivjet e lashë pemëtarinë, për të vetmen arsye, për ujë. Të vuash për 3 km kanal që të pastrohet dhe vishet me çimento, nuk është ndonjë investim i madh. Sot fshati Mollas nuk ka ujë as për bagëtinë, jo më të vaditen pemëtoret ose kulturat e tjera. Mundësisht të shihet ky problem i një fshati të tërë.

Rama: Në mos gabohem lidhet me HEC-in që është ndërtuar përpara virësh atje. Kryetari i Bashkisë e di më mirë, të na sqarojë.

Isai: E njohim shumë mirë problematikën e kanalit vaditës të Mollasit. Kemi 3 vjet që përballemi ligjërisht me HEC-in. Ligji është i qartë që prevalon furnizimi me ujë, vaditja, tepricat për prodhimin e energjisë. E kemi fituar në shkallën e parë të gjykatës, e kanë apeluar. Jemi në kokë të problemit. Është ashtu siç thoni ju. Vepra e marrjes është te HEC-i dhe kur uji bllokohet na bllokon dhe ne të bëjmë investimin. HEC-i ka lidhur një kontratë me ministrinë në 2009 dhe e ka në përdorim atë kanal. Sapo Gjykata e Apelit të japë vendimin… Sipas kontratës ka të drejtë ta përdorë jashtë sezonit të vaditjes. Po merremi që ditën e parë me këtë gjë.

Rama: E drejtë kjo dhe është i kuptueshëm edhe inati në këtë mes. Është skandal kjo puna e HEC-eve që janë dhënë ato leje atëherë, janë ndërtuar në mënyrën më absurde, madje predikohej që po bëhej Shqipëria superfuqi energjetike. Është një situatë e trashëguar, do zgjidhet. Më vjen keq që ju krijon gjithë këtë stres, por duhet të ndjekim rrugën ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...