4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ski Alpine, Lara Colturi bën historinë shqiptare: kampione bote për të rinjtë super-G!

Lara Colturi ka bërë krenare Shqipërinë, duke u shpallur kampione botë për herë të dytë në disiplina të ndryshme. Këtë të premte 16-vjeçarja me origjinë italiane zuri vendin e parë në garën e Super G për moshën 21-vjeçare. Pistën e Austrisë 16-vjeçarja e përshkroi për kohën 1 minutë, 1 sekond dhe 64 të qintat. Në vendin e dytë, pas Colturit u pozicionua zvicerania Stefani Grab me 65 të qintat më shumë, ndërsa në podium u ngjit edhe italiania Alice Calaba me 72 të qintat më shumë se Colturi.

“Jam ndierë shumë mirë. Është një emocion unik që do e provoj vetëm një herë në jetë të jem kampione për të reja dhe është e mrekullueshme. Prindërit më kanë ndihmuar shumë edhe në detaje gjatë kësaj gare. Për objektivat e radhës do të shohim. Dua që të të ecim hap pas hapi dhe me qetësi,”-u shpreh Lara Colturi, skiatore.

Ky ishte rezultati i dytë jashtëzakonshëm, pasi të enjten Lara u shpall kampione botë në garën e zbritjes së lirë për 18-vjeçare.

“Lara na dha një sadisfaksion të paimagjinueshëm. Për herë të dytë në podium dhe këtë herë Akoma më lart. Lara sot tregoi se është kampione botë dhe se Shqipërinë do ta mbajë shumë lart,”-tha Elvis Toçi, president i federatës së skive.

Lara do të garojë edhe në ‘Giant’ me datë 21 Janar dhe më pas do ti drejtohet Kronplatzit për ndalesën e rradhës në Kupën e Botës për të rritur. Deri më tani Lara ka mundur të marrë në tre raste pikë për Shqipërinë në Botëror.

Ndërsa po ashtu ditën e sotme, Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar me anë të një njoftimi se kanë arritur një marrëveshje që kampionia në kërcim në ski, të disiplinës nordike, Sophie Sorschag, do ta përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare

Këtë njoftim ata e kanë bërë me anë të një postimi në Facebook nga Lubjana e Sllovenisë.

“Federata Skitare e Kosovës në krye me Kryetarin z. Milaim Kelmendi arritën marrëveshje me skitaren e disiplinës nordike(kërcim me ski) Sophie Sorschag që të përfaqësoj Kosovën në ngjarjet më të rëndësishme të skijimit nordik me flamurin e shtetit të Kosovës! Urime

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...