7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Sllovakia kundër paketës së 18 të sanksioneve ndaj Rusisë” – Merz shpreson në një marrëveshje javën e ardhshme në BE

Pavarësisht kundërshtimit të hapur të Sllovakisë, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu besimin se “javën e ardhshme, liderët e BE-së do të miratojnë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë”, të propozuar nga Komisioni Evropian.

“Nëse gjithçka ecën sipas planit, atëherë javën e ardhshme do të jetë vendosur,” u shpreh Merz, duke shtuar se përgatitje të ngjashme për masa kundër Moskës po zhvillohen edhe në Uashington.

Negociatat e para në Bruksel, mundësi për debat edhe në Këshillin Evropian

I pyetur mbi refuzimin sllovak, Merz sqaroi se “komisioni i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel do të negociojë për herë të parë për paketën javën që vjen.” Në rast se nuk arrihet një dakordësi, çështja mund të shtrohet në tryezën e Këshillit Evropian.

“Nëse do të jetë e nevojshme, do të duhet të bisedojmë edhe njëherë në Këshillin Evropian. Por ndoshta që javën e ardhshme do të ketë një marrëveshje,” tha Merz.

Fico i prerë: “Pa zgjidhje për krizën tonë energjetike, nuk ka mbështetje”

Nga ana tjetër, Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u shpreh kundër paketës së 18 të sanksioneve ndaj Rusisë në formën aktuale, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Brukselit.

“Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë, nëse Komisioni i BE-së nuk parashtron një zgjidhje të vërtetë për situatën e krizës, në të cilën ndodhet vendi ynë pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz, naftë dhe lëndë djegëse bërthamore nga Rusia,” deklaroi Fico në një postim në Facebook.

BE në kërkim të unitetit, përballë krizave të shumëfishta

Pakoja e re e sanksioneve, e 18-ta me radhë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, synon të godasë më tej burimet energjetike, sektorin financiar dhe kompanitë e përfshira në mbështetjen e luftës.

Megjithatë, kundërshtimi i një anëtari si Sllovakia – që përballet me një krizë të thellë energjetike – mund të pengojë arritjen e konsensusit të domosdoshëm në nivel BE-je. Sytë janë drejtuar nga Brukseli, ku negociatat pritet të intensifikohen ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...