19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Gatishmëri për bashkëpunim me SHBA-në” – Qeveria në detyrë e Kosovës ofron mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga vendet e treta

“Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta,” deklaroi zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, pas vendimit për të strehuar deri në 50 persona në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor më 11 qershor gjatë një mbledhjeje elektronike të kabinetit në detyrë dhe vjen në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjet e migracionit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se “gjatë qëndrimit në Kosovë, këta persona do të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me ligj.”

Ai theksoi gjithashtu se “menaxhimi i procesit do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane”, duke theksuar se bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm deri në riatdhesimin e tyre.

SHBA falënderon Kosovën: “Mirënjohës për pranimin e shtetasve të dëbuar”

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “SHBA-ja i është mirënjohëse Kosovës për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”, duke theksuar se ky është një bashkëpunim për “një përparësi kyçe të administratës Trump.”

Zyrtari amerikan nuk dha detaje se për cilat vende bëhet fjalë, për kriteret e përzgjedhjes apo nëse Kosova do të marrë mbështetje shtesë si pjesë e marrëveshjes.

Kthim i përkohshëm për një vit

Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, “deri në 50 persona do të zhvendosen përkohësisht për një periudhë njëvjeçare”, me qëllimin final të kthimit të tyre në vendet e prejardhjes.

“Qeveria ka të drejtën të përzgjedhë individët nga një listë e propozuar, për aq sa plotësojnë kriteret e sundimit të ligjit dhe rendit publik,” tha Kryeziu.

Në kuadër të një strategjie të gjerë amerikane dhe britanike

Agjencia Reuters, duke cituar Bloomberg, raportoi më herët se administrata Trump ka intensifikuar përpjekjet për të gjetur vende të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar, veçanërisht nga Kuba, Venezuela, Haiti dhe Nikaragua. Sipas të njëjtave burime, presion po ushtrohet edhe mbi vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë.

Po ashtu, Kosova ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar për mundësinë e ngritjes së “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, në kuadër të një strategjie të saj për kontrollin e migracionit të paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...