11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Sokol Mjacaj bashkëpunon me hetuesit: Në proces të pendimit dhe bashkëpunëtor i drejtësisë

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015, ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe është në proces të pendimit dhe bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Mjaçaj pritet të rrëfejë hetuesve motivet që e shtynë për kryerjen e vrasjes së Arben Lleshit në ambientet e burgut të Peqinit.

Në bashkëpunim me autoritetet, pritet që Mjaçaj të zbulojë nëse vrasja është kryer me porosi nga jashtë burgut dhe të identifikojë personat që mund të kenë paguar për eliminimin e Arben Lleshit. Kjo ndihmë e mundshme mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve të vrasjes së Lleshit.

Gjithashtu, hetuesit mund të përdorin informacionin nga bashkëpunimi i Mjaçaj me drejtësinë për të hetuar se si arma e përdorur për ekzekutimin është futur në burg dhe nëse ka pasur ndihmën e punonjësve të burgut.

Kjo zhvillim vjen pas lirimit nga paraburgimi i drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, dhe 10 punonjësve të tjerë të këtij institucioni. Hetimet kanë sugjeruar se ekzekutimi mund të ketë ndodhur në bashkëpunim me punonjës të policisë, dhe kjo ka çuar në arrestimin e tyre.

Arben Lleshi, viktima e kësaj ngjarjeje, ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. Mjaçaj, ndërkaq, ishte i dënuar më herët për grabitje dhe vrasje të dy turistëve çekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...