16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Deputetët për Reformës Zgjedhore: ‘Kërkojmë ndryshim në bashkëkryetarë dhe anëtar të ri’

Në një letër zyrtare drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni të Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetë të PD-së të grupit Bardhi-Berisha, së bashku me 3 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Agron Shehaj, deputet i PD-së, kanë bërë thirrje për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës, që përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar nevojën për rifleksion dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë argumentuar se Komisioni i Posaçëm ka qenë i bllokuar për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual dhe se zgjedhjet e fundit janë mbajtur pa ndryshime ligjore, duke shkelur detyrimet ndërkombëtare.

Deputetët e opozitës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mungesën e progresit dhe mënyrën e bllokuar të punës në Komision. Ata kanë kërkuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke bërë thirrje për një qasje të re dhe më të përfshirë në reformën zgjedhore.

Letra përfundon me një thirrje drejtuar Kryetares së Kuvendit për t’i përgjigjur thirrjes së partnerëve ndërkombëtarë për dialog dhe për të siguruar një përfaqësim të vërtetë dhe të gjithëpërfshirës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit” – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

Deputetët evidentojnë se në kuadër edhe të dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gadishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar të Komisionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...