14.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Solisti i grupit “ilirët” kërcënon publikisht Elvana Gjatën,performoi këngën që ishte paracaktuar pë të

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i grupit ‘Ilirët’, ka bërë një deklaratë të papritur i ‘zemëruar’ për mungesën e një ftese në Sunny Hill.

Ai ka kërcënuar publikisht Elvana Gjatën.

Të paktën 8 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm, rrugët i kthyen në lumenj në Korenë e Jugut
Krasniqi do të këndonte në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ishte i ftuar. Ditën e djeshme ai hodhi akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, pasi nuk u la të hipte në skenë, në vend të tij me të njëjtën këngë performi Elvana Gjata.

Mirëpo kjo ishte disi e papranueshme për këngëtarin i cili vërshoi në tallje, sharje madje edhe në kërcënime për Elvana Gjatën.

“Ja tregoj qefin unë asaj. Kur ta zë diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditur ngjarjen çfarë po ndodh, këtë e ka bërë me qëllim. E ka ditur, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon të dalë të bëjë shaka me heroin e kombit, s’e dinte as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata. “Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

Në rrjetet sociale Shemi ka shkruar se është arrestuar nga policia me urdhër të Dukagjin Lipës. Sipas statusit të këngëtarit ai ishte nisur për të shkuar të performonte në Sunny Hill, por babai i Dua Lipës jo vetëm që nuk e ka lejuar, por ka urdhëruar edhe ndalimin e tij. Sidoqoftë, Shemi premton se do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë këngën e Adem Jasharit.

‘Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.

Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar. Shemi iliret.’- reagoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paraqita shpresën e popullit të Kosovës që Vatikani të na njohë” – Vjosa Osmani...

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimin e saj me Papën Leonin XIV, duke theksuar rëndësinë e këtij viziti për marrëdhëniet ndërkombëtare...

Si të parandaloni rënien e flokëve: Proteina, zinku dhe ushqime të pasura me vitamina

0
Rënia e flokëve mund të jetë shenjë e mungesës së proteinave dhe zinkut, sipas “National Institutes of Health” në SHBA. Flokët përbëhen kryesisht nga...

“Dil ti Flamur, a mbledh dot njerëz?” – Tensione të forta në Kryesinë e...

0
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka shënuar momente të tensionuara, me debate të forta midis anëtarëve të saj. OraNews ka siguruar detaje nga...

Komandanti i lartë i Hamasit, Raad Saad,është vrarë në sulmin ajror izraelit në Gaza

0
Komandanti i njohur i Hamasit, Raad Saad, u konfirmua i vrarë këtë pasdite në një sulm ajror në qytetin e Gazës, njoftuan autoritetet izraelite. Raportimet...

Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, pas aksidentit : “Falë Zotit, unë dhe bebi jemi...

0
Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, ka ndarë një rrëfim prekës nga spitali, vetëm një ditë pas një aksidenti automobilistik që e tronditi thellë. Në postimet...