15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Sot jepet masa e vlerësimit të arrestimit për vrasësin e Madrid Ulqinakut

Kane mbërritur në ambientet e Gjykatës se Shkallës së Parë të Elbasanit Horgito Peqini, autori vrasjes se 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe miku i tij, Klaudio Sallufi. Sot jepet masa e vlerësimit të arrestimit, pasi Prokuroria Elbasan ka kërkuar masën arrest me burg.

Gjyqtare e seancës është Pajtime Fetau, ndërsa Prokuror Arben Berexha. Avokatët u zgjodhën nga gjykata, ku do të jenë Ervis Syrtyku dhe Ramadan Hoxha.

Pas vrasjes Horgito Peqini u arratis, ku policia u vu për disa ditë në kërkim të tij pa mundur ta kapin. Kane qenë familjaret e Horgito Peqinit të cilët çdo ditë ishin në komisariatin e Policisë Elbasan pasi kanë dashur shoqërimin e tij. Në fund, 18-vjeçari u vetdorëzua ku më pas tregoi dhe se ku e kishte hedhur armën me të cilën kreu vrasjen.

Si ndodhi ngjarja

Horgito Peqini dhe Kaludjan Sallufi së bashku me Ejden Dinon, i cili u arrestua 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ishin në shoqërinë njëri-tjetrit kur u përballën me Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Në seancën gjyqësore ku u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’, Dino tregoi se së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta.

Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë. Mbrëmjen e 17 gushtit, kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18- vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...