27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Lajçak i dërguari i BE sot në veri të Kosovës ku pritet të takohet me serbët vendas në zonë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të kryejë një vizitë në veri të Kosovës ku pritet të takohet me serbët vendas në zonë. Takimi i Lajçakut me serbët do të mbahet në orën 09:15. Nuk ka informacion nëse atje do të jetë edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.
Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak janë takuar me krerët e shtetit dhe të opozitës për zgjidhjen e krizës që lidhet me reciprocitetin e targave. Escobar pas takimeve ka theksuar se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Escobar tha se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, që është dita kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente. Edhe Lajçak është shprehur se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Lajçak tha se ka pasur takime “të mira” me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur “çfarëdo tensioni më 1 shtator”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...