17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sot, lamtumira për ‘Mjeshtrin e Madh’ të muzikës, Jorgo Papingji”

Sot u shpreh lamtumira e fundit për ‘Mjeshtrin e Madh’ të muzikës, Jorgo Papingji.

Në orën 11:00 u organizuan homazhet në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Pas kësaj, trupi i Papingjit do të përcillet drejt banesës së fundit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dërgoi një kurorë me lule në homazhet për Papingjin, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Presidenti shprehu ngushëllimet e tij për familjen nëpërmjet një telegrami, duke shkruar:
Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur.

Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës.” Jorgo Papingji ndërroi jetë ditën e enjte, pasi ishte i shtruar në një sanatorium për një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është një nga emrat më përfaqësues të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, me mijëra tekste të shkruara dhe 4000 poezi të mirëfillta të përkthyer në melodi.

Emri i tij është i njohur në festivalet e muzikës së lehtë dhe për muzikën për fëmijë, ndërsa ka bashkëpunuar me artistë të tjerë të shquar si Luan Zhegu, Anila Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo dhe Aurela Gaçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...