19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sot nisi fushata për zgjedhjet e 6 marsit/ Celibashi thirrje partive politike: “Zhvillojeninë mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor”

Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi iu bëri apel partive politike që të respektojnë kodin Zgjedhor.

“Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme.

Me këtë rast ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. Gjej rastin për të ftuar votuesit/zgjedhësit, qytetarët të 6 njësive të qeverisjes vendore që të marrin pjesë masivisht në këtë proces.

I ftoj ata që të verifikojnë vlefshmërinë dokumenteve të identifikimit pasi kanë verifikuar më së pari nëse emir i tyre gjendet në listën e zgjedhësve. Mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. Edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit, vlen që ju të ushtroni të drejtën tuaj të votës”, shprehet Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...