12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Sot nuk është vetëm SKAP, do të luftoj deri në fund”, Berisha mohon largimin nga politika pas ngjarjeve të fundit

Sali Berisha i ka cilësuar krejtësisht politike akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një intervistë ai ka përjashtuar si opsion largimin nga funksionet e tij politike, ndërsa ka theksuar se do i shkohet të vërtetës deri në hallkën e fundit që është Gjykata e Strasburgut.

“Sot nuk është vetëm SKAP. Është një sistem, ka një Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg. Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund”, u shpreh Berisha.

Sipas tij nëse gjendet një dokument i vetëm që vërteton fajësinë, ai nuk do të jetë më ai që është, por nënvizoi se nuk mund të pranojë asgjë të bazuar në gënjeshtra.

“Jeta ime është betejë për të vërtetën. 32 vite më parë, Sali Berisha ka qenë kardiolog, ndjehej kalorës ose princ në atë profesionin e tij, isha shumë i pasionuar pas shkencës, udhëtoja jashtë, brenda, kisha punime të publikuara në gjithë botën që janë dhe sot, pra vendimi im pa kthim për të luftuar diktaturën ishte betejë për të vërtetën, nuk ishte betejë për privilegje, unë i kisha, isha njeri i privilegjuar”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...