29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ja 25 pasuritë që i janë sekuestruar Jamarbër Malltezit

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua me urdhër të SPAK ku dhe u kërkua sekuestrimi i pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuri 102.6 m2
Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
Pasuria 4/90- G6
Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2.
Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Oficerët do të paraqiten fizikusht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira. Sot u sekuestrua një nga pronat e tij, një vilë që ndodhet në gjirin e Lalzit. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...