8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

“Sot ti ia ke mbath, gabim ke bërë”/ Berisha i drejtohet Ramës: “Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh”

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka deklaruar nga protesta e opozitës kryeministrit Edi Rama se janë armiq. Sipas tij, Rama do pushtetin për t’u pasuruar vetë dhe varfëruar qytetarët, kurse ai dhe qytetarët ne bulevard për t’i bërë shqiptarët e lirë.

Berisha iu drejtua Ramës, duke i thënë se ka bërë gabim që është larguar sot për në Vlorë, madje ka bërë gabim edhe që ka blinduar zyrat.

“Sot unë me këta djem, burra e vajza, kemi ideal lirinë. Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin, e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duam për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin. Edi Rama ne jemi armiq, sot ti ia ke mbath, gabim ke bërë. Sot ti ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ia mbathësh. Së dyti, mos harro se me forcën e idealeve tona të lirisë ne thërrmojmë çdo bunker, ne shpojmë çdo blind, asgjë nuk na ndal ne në përpjekjen tonë për liri”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Banorët zgjedhin fituesin e Big Brother VIP 5: surpriza dhe përçarje pak ditë para...

0
Vetëm pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 5, gara për Çmimin e Madh është bërë edhe më e fortë, teksa në...

Mesazh prekës për Ilaz Brahimin i cili u vra nga e dashura: ‘Çdo Bajram...

0
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin, ndërsa mesazhet e ngushëllimit vijojnë të shtohen. Një reagim i ndjerë ka ardhur nga...

Tension te Flamurtari, akuza për ‘shitje ndeshjeje’ ndaj kapitenit Lorenc Trashi:”Çështja do të shkojë...

0
Atmosfera në Flamurtari është tensionuar ndjeshëm pas humbjes ndaj Bylisi, një ndeshje që ka sjellë përplasje të forta brenda klubit. Në qendër të debatit është...

Blendi Klosi: ‘Nuk ka lajm në lëvizjet e PS’, hedh poshtë zërat për Spiropalin

0
Tiranë, 23 mars – Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Asamblenë e socialistëve, duke minimizuar rëndësinë...

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...