11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 10, 2026
spot_img

SPAK blen paisjen e sofistikuar “IMSI Catcher”, trajnon BKH-në për përdorim operacional

Prokuroria e Posaçme SPAK ka blerë një nga paisjet më të avancuara elektronike dhe inteligjente në botë, “IMSI Catcher”, me vlerë rreth 1 milion euro, dhe një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit po trajnohet prej disa muajsh për përdorimin e saj në terren.

Paisja ka funksione të avancuara si:
• përgjim dhe mbledhje të të dhënave telefonike,
• lokalizim,
• interceptim i të dhënave të komunikimit nëpër aplikacione.

Konfirmimi zyrtar për blerjen është bërë nga SPAK, por nuk janë dhënë detaje mbi kontraktuesin apo vlerën e saktë të paisjes. Ajo është blerë përmes një procedure sekrete, me motivimin e forcimit të kapaciteteve operative dhe luftën kundër Krimit të Organizuar.

Në kuadër të projektit, SPAK ka siguruar gjithashtu modernizimin e sistemit të përgjimit, duke përfshirë përditësimin e versionit, rritjen e kapaciteteve të ruajtjes së të dhënave dhe shtimin e modulit për interceptimin e të dhënave IP. Vlera totale e këtyre projekteve arrin në 5.1 milionë euro, sipas vendimit nr. 188 të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, datë 9 qershor 2025.

Historikisht, paisje të tilla janë përdorur në Shqipëri fillimisht nga Shërbimi Informativ Ushtarak, pastaj nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit për operacione hetimore, gjithmonë me autorizim të prokurorit ose vendim gjykate.

SPAK tashmë ka rritur kapacitetet e tij për përgjime, duke synuar pavarësi nga Policia e Shtetit dhe duke koordinuar operacionet direkt me oficerët e BKH-së. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse paisja do të përdoret vetëm për qëllime hetimi ose edhe jashtë kornizës ligjore të prokurorisë.

Kjo blerje e re tregon një nivel të lartë teknologjik dhe logjistik në arsenalin operativ të SPAK, duke u përgatitur për operacione të sofistikuara kundër krimit të organizuar dhe rasteve komplekse hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Sotir Caci” në Tiranë, ku një 47-vjeçar me iniciale B. G. është gjetur i pajetë brenda banesës...

“Ju doni vetëm vajza që shtrihen” – Dea Michelle reagon ndaj komenteve fyese në...

0
Blogerja shqiptare Dea Michelle ka reaguar publikisht pas komenteve ofenduese që ka marrë në Instagram, duke publikuar disa prej mesazheve më të rënda që...

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohet një automjet

0
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë. Automjeti i prekur...

Horoskopi ditor, e Martë, 10 Mars 2026

0
Dashi Dita kërkon vendime të menduara dhe qetësi. Në punë mund të lindë një situatë sfiduese, por me durim dhe logjikë mund ta menaxhoni. Në...

Parashikimi I motit, e Martë, 10 Mars 2026

0
Më 10 janar 2026, moti pritet të jetë kryesisht i ftohtë dhe dimëror, me vranësira të shpërndara dhe periudha të shkurtra kthjellimesh, sidomos gjatë...