12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

SPAK dhe Policia e Shtetit godasin grupet kriminale: Arrestohen zyrtarë të lartë të policisë!

 

Një tjetër operacion i gjerë i realizuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Policia e Shtetit ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Sipas burimeve, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa operacioni ka prekur disa qytete, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

Zyrtarë të policisë mes të arrestuarve!

Ndër të arrestuarit janë katër oficerë të policisë, të cilët akuzohen për lidhje me grupet kriminale dhe trafik droge.

✅ Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, akuzohet për:

• Kultivim kanabisi

• Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

• Shpërdorim detyre

• Veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale

✅ Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, akuzohet për:

• Kultivim kanabisi

• Pjesëmarrje në grup kriminal

• Shpërdorim detyre

• Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë

🚨 Elvis Dërvishi, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për:

• Trafikim narkotikësh

• Grup të strukturuar kriminal

• Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale

• Shpërdorim detyre

✅ Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i larguar në vitin 2022, u arrestua për:

• Trafik droge

• Kultivim bimësh narkotike

• Pjesëmarrje në grupe kriminale

Hetimet zbuluan lidhjet me grupet kriminale!

SPAK ka zhvilluar hetime të gjata për këta zyrtarë, duke zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc. Këta efektivë rezultojnë të përfshirë në trafik droge, kultivim të bimëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.

Ky operacion është një tjetër goditje ndaj korrupsionit në radhët e policisë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar të tjerë të implikuar në rrjetin e trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...