15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SPAK heton dekonspirimin e Operacionit kundër bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një hetim për dekonspirimin e operacionit të datës 31 korrik, që synonte goditjen e bandës së vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan. Ky operacion rezultoi i suksesshëm vetëm për ekzekutimin e 13 urdhërarresteve nga gjithsej 33 të lëshuara me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

SPAK ka vendosur policinë nën hetim, dhe disa prej drejtuesve kryesorë të policisë, të cilët kishin dijeni për operacionin, janë marrë në pyetje. Gjatë muajit gusht është marrë në pyetje edhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ndër të tjerë që janë thirrur nga hetuesit për t’u marrë në pyetje janë: Vilson Bala, drejtori i Operacionales; Neritan Nallbati, drejtori i Policisë Kriminale; dhe Edmond Rizai, drejtori i Hetimit në Policinë e Shtetit.

Një nga të pyeturit është edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, të cilit i është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimit. Proda gjithashtu është në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Rrumbullakut. Në hetim janë vendosur edhe 10 agjentë policie dhe hetues të BKH-së.

Nga 33 urdhërarreste të miratuara nga SPAK, gjatë operacionit u arrit të ekzekutoheshin vetëm 13. Dy prej të arrestuarve ishin ndaluar më herët për vepra të tjera penale, ndërsa disa nga anëtarët e bandës kriminale, të cilët mendohet të jenë ende në Shqipëri, janë arratisur, duke ngritur dyshime se janë informuar për operacionin.

Hetimi ndaj vëllezërve Çopja ka nisur që në vitin 2022, bazuar në dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Erion Alibej dhe Nuredin Dumani. Ky hetim ka zbardhur disa vrasje, atentate dhe grabitje që lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale për sundimin e trafikut të kokainës në Europë. Grupi Çopja është akuzuar për përfshirjen në këto aktivitete të dhunshme, ndërkohë që Franc dhe Hajdar Çopja janë ende në arrati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...