16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

SPAK kërkoi masën e arrestit në shtëpi/ GJKKO rrefuzon për të dytën herë lirimin e babit të Arbri Çekajt, Selim Çekaj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.

GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë pas zbulimit të 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.

Selim Çekaj ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës. Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i biri, Arbri, që ndodhet në burg duke vuajtur dënimin, pasi dhe atij, iu sekuestruan 613 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.

Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj për 613 kg kokainë, sasia më e madhe  e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të vitit 2018. Ai i ka mohuar sistematikisht akuzat duke thënë se e gjitha është e stisur dhe e inskenuar nga persona të fuqishëm, që duan që atë ta shohin në qeli.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...