11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

SPAK nën hetim policët e burgjeve për transferimin e Erion Veliajt dhe akuzat për korrupsion

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për policët e burgjeve që ishin përgjegjës për transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Durrësi në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Hetimet janë hapur pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej oficerëve të burgjeve për të kryer telefonata. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri ka pranuar se e ka lejuar Velinë të përdorë telefonin për shkak të frikës.

Në seancën e Apelit të GJKKO-së, Veliaj ka kundërshtuar akuzat dhe ka shpallur se provat e reja për të, të paraqitura nga SPAK, janë të pabaza. Ai ka quajtur “çimka” telefonatat e tij me djalin dhe familjen, duke theksuar se këto biseda kishin të bënin me intervistat e tij në media dhe jo me aktivitete të paligjshme. Veliaj gjithashtu ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, duke theksuar se është ende kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ka mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Arrestimi dhe Hetimet për Korrupsion

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga SPAK me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij. Kjo skemë përfshin transaksione financiare që arrijnë vlerën e më shumë se 1 milion euro. Përveç Veliajt, në “detyrim paraqitje” janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe pesë biznesmenë të njohur, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i “Kontakt”.

Në hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, e cila dyshohet për veprime aktive që kanë penguar zbardhjen e të vërtetës lidhur me rastin dhe procedurat e ndjekura ndaj Veliajt dhe të tjerëve. SPAK ka ngritur akuza të tjera dhe ka dokumentuar disa episode që implikojnë Veliajn në aktivitetet e dyshuara për korrupsion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...