3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“SPAK u jep imunitet politik bandave të qeverisë”, PL vazhdon akuzat ndaj SPAK dhe qeverisë

Pavarësisht deklaratës së kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, se ai është indiferent ndaj sulmeve politike, Partia e Lirisë (PL) ka vazhduar me akuza të forta kundër tij dhe institucionit që ai drejton. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një vizite në Shkodër këtë fundjavë, e akuzoi SPAK-un si një “strukturë kriminale” që mbron korrupsionin qeveritar dhe bandat.

Presidenti i PL u rrëmbye në mënyrë banditeske nga ky regjim,” deklaroi Blushi, duke iu referuar arrestimit të Ilir Metës, liderit të Partisë së Lirisë. Sipas tij, Meta ndodhet nën masa të rënda izolimi pa prova dhe pa dëshmi, për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të interesave kombëtare, përfshirë çështjen e Kosovës dhe kundërshtimin ndaj shitjes së detit nga Rama dhe Basha.

Blushi vijoi akuzat duke thënë se SPAK vepron si një strukturë që i garanton imunitet politik qeverisë dhe bandave të lidhura me të. “SPAK është shndërruar në një organizatë kriminale që sot u jep imunitet politik bandave të lidhura me qeverinë dhe korrupsionit qeveritar,” theksoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PL e konsideroi arrestimin e Metës si të urdhëruar nga një regjim kriminal që synon të godasë opozitën dhe të pengojë aktivitetin politik të liderëve të saj. Ai deklaroi se Meta është i izoluar për të penguar rolin e tij në krye të “betejës për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminal.”

Tragjedia në Dobraç: Blushi Akuzon Bandat dhe Qeverinë

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, Blushi komentoi edhe ngjarjen tragjike të vrasjes së katër personave në Dobraç, duke e lidhur atë me mungesën e sigurisë dhe ndikimin e bandave në qeverisjen lokale. “Ngjarje e rëndë që s’tregon asgjë tjetër veçse që bandat qeverisin Shkodrën dhe gjithë vendin,” tha ai.

Blushi kritikoi autoritetet duke theksuar se Shkodra, një qytet simbol i lirisë dhe demokracisë, sot është peng i një “diktature mafioze.” Ai shtoi se qyteti ka vuajtur historikisht nga autoritarizmi dhe sot përballet me një formë të re të diktaturës, e udhëhequr nga pushteti i lidhur me krimin.

Në përfundim, Blushi e vuri theksin te nevoja për një mobilizim të qytetarëve dhe opozitës për të çliruar Shqipërinë nga regjimi aktual, duke akuzuar qeverinë për 11 vite keqqeverisje dhe shpopullim masiv të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT