25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Lulzim Basha: Hetimi i skandalit McGonigal duhet të zgjerohet edhe në Shqipëri, Rama nuk është i paprekshëm

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë një interviste për mediat, theksoi se hetimi i skandalit McGonigal, ku dyshohet për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në korruptimin e një zyrtari të lartë të sigurisë amerikane, nuk do të kufizohet vetëm në SHBA, por duhet të përfshijë edhe Shqipërinë. Ai vlerësoi hapat e ndërmarra nga SPAK dhe theksoi se për herë të parë në 34 vite, drejtësia shqiptare po përballet me figura të larta të politikës, duke garantuar që procesi të mos ndikohet nga forca politike.

Kam bindjen se hetimi i skandalit të shekullit McGonigal, ku për herë të parë në historinë e NATO-s, kryeministri i një vendi anëtar korrupton një zyrtar të lartë të sigurisë të një vendi tjetër anëtar, nuk do të mbetet pa u hetuar deri në fund edhe në Shqipëri,” deklaroi Basha. Ai kujtoi se në SHBA, ish-zyrtari McGonigal është dënuar me 6 vite e gjysmë burg për përfshirjen në këtë çështje, ndërsa në Shqipëri “protagonistët e kësaj ane të oqeanit” duhet të përballen me drejtësinë.

Basha nënvizoi rëndësinë e mbështetjes për SPAK-un dhe fushatën e tij kundër pandëshkueshmërisë, duke vënë në dukje se deri më tani janë hetuar dhe dërguar para drejtësisë ministra, ish-ministra dhe figura të tjera të larta të politikës. Ai shtoi se as kryeministri Rama nuk mund t’i shpëtojë këtij procesi, sidomos pas një dekade të mbushur me “afera korruptive” që kanë dëmtuar ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Pas 12 vitesh të qeverisjes së tij të dështuar, me pasoja shkatërrimtare për shqiptarët, ky proces duhet të shkojë deri në fund. Përpjekjet për të ndikuar drejtësinë nga politika janë të vjetra, por të papranueshme. Ne, Demokratët Euroatlantikë, i qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të një drejtësie të pavarur, që t’i shërbejë vetëm ligjit,” tha Basha.

Ai kritikoi përpjekjet e politikanëve të korruptuar për të frikësuar apo intimiduar drejtësinë, duke theksuar nevojën për një sistem që “nuk mbron, por godet të korruptuarit, pavarësisht emrave apo ngjyrave politike.” Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj ndikimeve dhe të vendosë përgjegjësinë përpara interesave politike.

Basha u angazhua që së bashku me Demokratët Euroatlantikë të vijojë mbështetjen për SPAK-un dhe drejtësinë në përmbushjen e misionit të saj, duke theksuar se qytetarët shqiptarë kërkojnë një sistem që ndëshkon korrupsionin dhe siguron transparencë në qeverisje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...