10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Spiropali: Tensionet në parlament të panevojshme dhe të papranueshme

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, gjatë një fjalës së saj me rektorët e universiteteve shtetërore dhe private, komentoi përplasjet e fundit në Kuvend. Ajo theksoi se tensionet mes deputetëve janë të panevojshme dhe të papranueshme, duke shtuar se këto skena nuk përbëjnë një shembull të mirë për brezin e ri.

Spiropali theksoi se brezi i ri nuk duhet të ushqehet me kulturën e dhunës dhe se kundërshtari politik nuk është armik. Ajo e përshkroi kaosin në parlament si diçka krejtësisht të panevojshme dhe dëmshme për të gjithë. “Duke thënë këtë, nuk dua të mbaj qëndrim politik, as të jem palë në ndonjë nga palët në këtë konflikt. Dija mund të lërë pas e në hije këtë të kaluar,” shtoi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se në Kuvend ka hyrë tashmë brezi i katërt i post-pluralizmit dhe se është e domosdoshme të ofrojmë një edukim ndryshe për brezin e ri. ““Kundërshtari politik nuk është armik. Kaosi në parlament është krejt i panevojshëm dhe i papranueshëm. Duke thënë këtë, nuk dua që të mbaj qëndrim politik, as të jem palë në ndonjë nga palët në këtë konflikt, që është i dëmshëm për të gjithë në rezultat.

Dija mund të lërë pas e në hije këtë të kaluar. Në Kuvend ka hyrë tashmë brezi i katërt i post-pluralizmit. Ne duhet të japim një tjetër edukim tek brezi i ri. Qytetari i nesërm duhet të jetë një individ me përgjegjësi, i ushtruesit të pasionit dhe jo pasionit për ndeshje.”, tha ai.” përfundoi Spiropali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...