19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Statistika të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri, mbi 34 mijë persona të divorcuar

Divorcet dhe Statusi Martesor:

Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. Divorcet sipas grupmoshave tregojnë se shumica e divorceve kulmojnë në grupmoshën 40-50 vjeç.

– Shumica e popullsisë (54.9%) rezulton e martuar.
– 36.6% e popullsisë janë beqarë.
– 7.0% e popullsisë janë të ve.
– 1.4% janë të divorcuar ose të ndarë.

Statusi martesor lidhet në mënyra të ndryshme me shëndetin e njerëzve, lindjen e fëmijëve, pjesëmarrjen në forcën e punës dhe mirëqenien e përgjithshme, duke qenë një variabël i rëndësishëm në analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale.

Ndryshime Gjinore dhe Mosha:

Referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë:
– Femrat zënë 58.9%.

Në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare):
– 55.7% janë meshkuj, për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.

Një barazi gjinore mund të vërehet për popullsinë e martuar. Megjithatë, nga analizimi i shpërndarjes gjinore dhe moshore të popullsisë së martuar, vihet re një përqindje më e lartë e femrave në grupmoshat më të reja, për shkak të moshës më të hershme të martesës së tyre.

Trendët e Martesës dhe Divorcit:

– Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë.
– Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88% në grupmoshën 45-64 vjeç.
– Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve rritet ndjeshëm.

Në vitin 2020, Shqipëria kishte:
– 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.
– 1.5 divorce për një mijë banorë.

Në Rajon, Shqipëria zuri vendin e parë për numrin e divorceve. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas Shqipërisë Mali i Zi, me 1.3.

Kosova gjithashtu mban rekordin për normën më të ulët të divorceve dhe normën më të lartë të martesave në gjithë Europën, me 9.8 martesa për një mijë banorë në vitin 2019.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...