10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Stërvitja “Defender Europe 21”/ Basha iu uron mirëseardhjen rreth 23 mijë trupave të NATO

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi mirëseardhjen rreth 23 mijë trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në Shqipëri “Defender Europe 21”.

Në një dalje për media, Basha iu bëri thirrje Forcave të Armatosura të Shqipërisë të mbajnë lart standardin dhe flamurin e kombit tonë në këtë stërvitje.

Sipas kryedemokratit, kjo stërvitje do iu japë një mesazh të qartë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë.

“Së pari, dua të falënderoj nga zemra të gjithë  forcat pjesëmarrëse të NATO-s në veçanti forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendeve pjesëmarrëse në një ushtrim historik “Defender Europe 21”. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegji t’ju uroj mirë se ardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s që nga  përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në bregun lindor të Adriatikut dhe të shpreh krenarinë legjitime  që Partia Demokratike, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si Ministër i jashtëm mundësuam atë që dikur dukej si një ëndërr e pamundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike, ushtarakë të botës. Ju uroj mirë se ardhjen të gjithë forcave aleate të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe ju uroj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndonëse në kushte shumë të vështira prej neglizhencës 8-vjeçare që ta mbajnë lart standardin, flamurin dhe krenarinë e kombit tonë me pjesëmarrjen në këtë ushtrim të një rëndësie të veçantë strategjike  që do t’i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të Aleancës së Atlantikut të Veriut se  aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbraps atë nëse vlerat  rreth të cilave në bashkohemi janë të pacenueshme duke filluar me vlerat e lirisë, e demokracisë e duke vazhduar me stabilitetin rajonal ballkanik që fillon me respektimin e kufijve e integritetin territorial të të gjitha shteteve duke përfshirë Republikën e Kosovës. Le të jetë ky një mesazh i qarrtë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk një aleancë ushtarako-politike , por një aleancë politiko-ushtarake në bazë të së cilës qëndron demokracia,, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...