Një zbulim i fundit shkencor hedh dritë mbi një fenomen të zakonshëm: flokët e thinjur mund të jenë pasojë e stresit dhe jo vetëm e plakjes. Studimet e fundit tregojnë se ngjyra natyrale e flokëve mund të rikthehet kur niveli i stresit në organizëm ulet.
Një studim i vitit 2021 nga Universiteti i Columbia dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (NIH) zbuloi se stresi dëmton qelizat burimore në folikulat e flokëve përgjegjëse për prodhimin e pigmentit, duke shkaktuar që flokët të humbasin ngjyrën dhe të ndryshojnë në gri.
Megjithatë, disa pjesëmarrës në studim vunë re se pas periudhave të uljes së stresit, flokët e tyre nisën të rriteshin përsëri me ngjyrën natyrale, pa përdorur bojëra apo trajtime të tjera. Flokët funksionojnë si një kronologji biologjike, pasi rriten rreth 1 cm në muaj, duke reflektuar periudha të ndryshme stresi ose qetësie.
Ekspertët lidhin këtë fenomen me faktorë si kortizoli, stresin oksidativ dhe funksionin e mitokondrive në qeliza.
Kjo do të thotë se thinjat e parakohshme, sidomos tek të rinjtë në të 20- dhe 30-tat, mund të jenë një sinjal alarmi për stresin kronik dhe nuk janë vetëm çështje gjenetike.
Prandaj, flokët tuaj mund të jenë një tregues i rëndësishëm i shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke kërkuar vëmendje për mirëqenien tuaj psikofizike.






