8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Studentët që synojnë mjekësinë do t’i ushtrohen testimit të veçantë, 400 kuota të lira

Të gjithë maturantët që kanë qëllim të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme këtë vit do t’i ushtrohen testit të pranimit.

Ky testim do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 gusht pranë Universitetit të Mjekësisë në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kjo teknikë pranimi për studentët zhvillohet për herë të parë, që pas sistemit të Maturës Shtetërore të 2008-ës. Janë 1813 maturantë që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët vetëm 400 do të shpallen fitues. Këtë vit janë dyfishuar edhe kuotat.

Përveç 400 kuotave, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...