29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Në Korçë janë mbi 3600 persona me probleme të shëndetit mendor”, shprehet mjekja pas rastit në Maliq

Ramiz Muçollari 62-vjeçari nga Qesaraka e Maliqit i rezistoi mbi 8 orë forcave të policisë, derisa u ekzekutua prej Forcave RENEA mëngjesin e së shtunës.

Ai plagosi një ditë më parë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas refuzoi të dorëzohej pavarësisht përpjekjeve të policisë për të negociuar, ndërsa qëllonte në drejtim të tyre nga kati i tretë i banesës.

Sipas të dhënave, Ramiz Muçollari, një person i kartelizuar për problemet e shëndetit mendor, ditën e premte kishte qenë në gjendje të rënduar dhe u shoqërua në spital nga djali dhe një i afërm, por ai nuk u shtrua dhe pas kthimit në banesë nisi të konfliktohej me familjarët duke plagosur me thikë bashkëshorten në këmbë dhe me një levë djalin e tij në pjesën e kokës.

Ndërsa dy anëtarët e familjes kërkuan ndihmë dhe u dërguan ne spital, policia e Korçës rrethoi banesën për të bërë 62-vjeçarin që të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës në vendngjarje mbërritën forcat RENEA dhe për gati 6 orë mes tyre dhe 62-vjeçarit pati shkëmbime zjarri e për pasojë Muçollari humbi jetën.

Ka pasur probleme më parë, por kanë kaluar 6-7 vite. Ishte mirë. Shqetësimi ka qenë tani në fund fare”, rrëfen një fqinj.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e konsideroi këtë si një përmbushje të detyrimeve ligjore nga autoritetet, kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Por nga ana tjetër, mjekja psikiatre Nikolina Bode thotë se në Korçë janë mbi 3600 persona të kartelizuar për probleme të shëndetit mendor, ndërsa i nxehti ndikon në rritjen e agresivitetit.

Ndikojnë shumë faktorë socialë, ekonomik, emigracioni. Në këtë periudhë, temperaturat e larta ndikojnë negativisht te pacientët, sidomos ata që shfaqen të dhunshëm në familje”.

Pavarësisht diagnostikimit, mjekët specialistë pohojnë se në kushtet e agravimit të pacienteve të cilët kanë forma dhune në familje, risku për krime mbetet i lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...