8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Studimi: Puna e keqe është më stresuese sesa papunësia

Me këtë temë janë marrë hulumtuesit e Qendrës për shëndet mendor nga Universiteti Nacional në Australi, ndërsa në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 7 000 australianë.Hulumtimi ka zgjatur më shumë se shtatë vjet dhe është parë  se si ndikojnë kushtet e punës në shëndetin mendor të të anketuarve.

Është hulumtuar popullsia aktive në punë për simptomat e depresionit, nervozizmit dhe sa shpesh janë ndier të qetë dhe të lumtur në muajin paraprak. Pjesëmarrësit në hulumtim i kanë pyetur edhe për kushtet e punës, duke përfshirë edhe atë se sa kontrolle dhe fleksibilitet kanë, sa janë komplekse dhe të vështira detyrat e tyre, sa të sigurt e kanë punën dhe cili është mendimi tyre për pagën reale.

Pasi  kanë marrë parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në rezultat, siç është arsimimi dhe statusi martesor, hulumtuesit kanë vënë re një marrëdhënie lineare në mes shëndetit mendor të punëtorit dhe kualitetit të vendit të tyre të punës. Ata të cilët kishin punë fleksibile dhe më të sigurt kishin shëndet më të mirë mendor.

Megjithatë, është zbuluar që edhe njerëzit të cilët janë të papunë përafërsisht kanë shëndet të njëjtë mendor si ata me punë të keqe, ndërsa në shumicën e rasteve madje edhe më të mirë. Përveç kësaj, hulumtimi i publikuar në revistën “Occupational and Environmental Medicine” ka treguar që shëndeti mendor i të papunëve përmirësohet pasi gjejnë një punë të mirë, ndërsa në mënyrë drastike përkeqësohet pasi që fillojnë të punojnë në një vend të keq pune.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...