6.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Sukses ndërkombëtar për artin shqiptar/ Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në Global Music Awards në SHBA

Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është vlerësuar me medalje bronzi në Global Music Awards (GMA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kompozimin e saj original “Koncert për violinë dhe orkestër”.

Global Music Awards njihen si një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare që vlerëson artistë dhe kompozitorë me nivel të lartë profesional. Juria përbëhet nga personalitete të muzikës, përfshirë fitues të çmimeve “Grammy” dhe “Emmy”, ndërsa konkurrimi përfshin pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe një gamë të gjerë zhanresh muzikore – nga muzika instrumentale dhe simfonike, te muzika e filmit dhe spektaklit.

Ky çmim për Ina Kosturin përfaqëson një tjetër moment kulmor në karrierën e saj artistike dhe akademike, duke e renditur atë mes emrave të spikatur të skenës ndërkombëtare të muzikës klasike. Vlerësimi në SHBA vjen pas një sërë çmimesh dhe njohjesh të fituara më herët në Slloveni, Maltë, Vjenë, Zvicër, Angli dhe vetë Shtetet e Bashkuara, duke konfirmuar vazhdimësinë e suksesit të saj.

Arritja e profesoreshës së Fakultetit të Muzikës është një vlerë e shtuar jo vetëm për Universitetin e Arteve, por edhe për promovimin e krijimtarisë muzikore shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...