16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Sulm i përgjakshëm me thikë në trenin Doncaster–Londër: 11 të plagosur, dy në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë tronditi Britaninë e Madhe mbrëmjen e së shtunës, më 1 nëntor, kur pasagjerët e një treni që udhëtonte nga Doncaster drejt Londrës u sulmuan me thikë gjatë udhëtimit.

Sipas mediave britanike, mes tyre BBC, 11 persona mbetën të plagosur, ndërsa dy ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia arrestoi dy burra britanikë në të tridhjetat, ndërsa deri më tani autoritetet nuk e konsiderojnë incidentin si akt terrorist.

Sulmi ndodhi në trenin e linjës London North Eastern Railway (LNER), që nisej nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër. Sipas dëshmitarëve, një prej personave të armatosur me thikë filloi të godiste pasagjerët pasi treni kaloi stacionin e Peterborough, në Cambridgeshire.

Policia mori thirrjen e parë në orën 19:39, ndërsa treni u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, ku forcat e armatosura ndërhynë dhe neutralizuan sulmuesit brenda 8 minutash.

Në vendngjarje mbërritën helikopterë mjekësorë, mbi 20 makina policie dhe 10 autoambulanca. Viktimat u transportuan në spitalin Addenbrookes në Cambridge.

Sipas Policisë së Transportit Britanik, të dy të arrestuarit, 32 dhe 35 vjeç, po hetohen për tentativë vrasjeje. Mediat raportojnë se njëri është britanik me ngjyrë, ndërsa tjetri me origjinë nga Karaibet.

Dëshmitarët rrëfejnë panikun në tren

Pasagjerët përshkruan momente kaosi dhe frike, ndërsa njerëzit vraponin nëpër vagonë për t’u shpëtuar sulmuesve.
“Një burrë i mbuluar me gjak më tha se ishte therur në gjoks. I vumë presion plagës dhe e mbajtëm derisa erdhi ndihma,” tha një dëshmitar për BBC.

Një tjetër pasagjer, Olly Foster, tregon:
“Dëgjova njerëz që bërtisnin ‘vraponi, dikush po ther të gjithë!’. Fillimisht mendova se ishte shaka për Halloween, por më pas pashë njerëz të gjakosur që vraponin nëpër platformë.”

Disa udhëtarë u fshehën në tualete, ndërsa të tjerë bllokuan dyert me çanta për t’u mbrojtur.

Reagimet

Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti ngjarjen “të tmerrshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, duke falënderuar shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë.
Edhe Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla shprehën “dhimbje të thellë” për viktimat dhe familjet e tyre.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit, ndërsa treni dhe stacioni Huntingdon mbetën të mbyllur deri të dielën në mëngjes për ekspertizë kriminalistike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...