Një sulm me armë ka ndodhur në shkollën e mesme Perry në Iowa, SHBA. Policisë iu është konfirmuar se një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Shkolla e mesme Perry ka 1785 nxënës dhe ndodhet në rrethin shkollor të Perry.
FBI është përfshirë në ngjarje dhe po kryen hetimet në zonë. Agresori ende nuk është identifikuar, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje lidhur me motivet dhe rrethanat e sulmit.
Ngjarja ndodhi në diten e parë të rikthimit të nxënësve në shkollë pas pushimeve, duke shtuar më shumë tension dhe shqetësime në komunitetin shkollor dhe përtej tij.