19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sulm në Telaviv/Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë janë plagosur nga të shtënat

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Tel Avivit dhe raportohet se sulmi ka ndodhur në një rrugë plot me restorante dhe bare, në disa lokacione.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për sulm terrorist, raporton jerusalempost.

Ambulanca izraelite njoftoi se ka ndodhur në rrugën Dizengoff, plot me njerëz në vendin ku ka disa bare dhe restorante dhe në disa vende të tjera përreth qendrës së qytetit.

Sipas raportimeve të para, sulmuesi është në arrati dhe policia u bën thirrje të gjithëve që të largohen nga vendi i sulmit.

Motivi i të shtënave, sipas një raporti të policisë, është ende i paqartë, edhe pse disa media izraelite tashmë e kanë cilësuar sulmin si terrorist.

Policia më pas paralajmëroi se personi që qëlloi mund të ishte ende i lirë dhe se banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Tensionet janë të larta pas një sërë sulmesh nga sulmuesit palestinezë në të cilat 11 persona u vranë në prag të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili filloi një javë më parë.

Protestat e vitit të kaluar dhe përleshjet me policinë gjatë Ramazanit u përshkallëzuan në një luftë 11-ditore midis Izraelit dhe ekstremistit islamik Hamas, i cili sundon në Rripin e Gazës.

Në fund të marsit, katër persona u vranë në qytetin izraelit Bnei Brak. Sulmi i fundit në të njëjtën rrugë të Tel Avivit ndodhi në vitin 2016, kur dy persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...