15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Sulmet e Rusisë janë një cenim i hapur i paqes”/ Kryemadhi: “Emergjencat të marrin masa për ushqimet që vijnë nga Serbia”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, për sigurimin e ushqimeve sic janë mielli e qumështi, që vijnë në vendin tonë nga Serbia, mbështetëse e Rusisë.

Do mendoja që ministria e Bujqësisë dhe komisioni i Emergjencave të jenë të gatshëm se furnizimi i Shqipërisë pjesën më të madhe e ka nga Serbia me ushqim me miell qumësht e shumë produkte të tjera.

Serbia është një nga suportusit kryesorë të Rusisë, nuk e di ku do jemi ne duke pasur parasysh shkatërrimin që i kemi bërë fermerit e bujqësisë nëse do kemi një situatë tjetër me se do ushqehen familjet e shqiptarëve.

Sugjerim nga ana ime, duke iu referuar krizës në Kosovë që nuk kishim as dyshekë për emigrantët e refugjatët që erdhën”, tha Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend.

Kryetarja e LSI kishte dhe një thirrje për komisionin e politikës së Jashtme që të kishte një mesazh të qartë për të gjithë deputetët për sa i takon luftës në Ukrainë.

“Sulmet e Rusisë janë një cenim i hapur i paqes jo vetëm në Evropë por dhe botë. Sulmet shumë shpejt do prekin dhe ekonominë shqiptare dhe sigurinë e vendit tonë.

Do ishte normale që komisioni i politikës së jashtme duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë deputetët. Pa dallim të partive të paktën publikisht të gjithë jemi kundër sulmeve që Rusia ka bërë në krainë se vetë nga mesazhet që lexojmë kuptojmë që të gjithë janë kundër këtij sumi do ishte domethnëse që komisioni i politikës së jashtme të kishte një qëndrim të qatë për gjithë deputetët dhe institucionet duke u unifikuar me ministrinë e Jashtme.

E mendoj këtë se është e domosdoshme se shumë prej nesh janë në komunikim me media të huaja partnerë dhe në linja të tjera që qendrimi i Shqipërisë si anëtare e NATO duhet të jetë komunikim dinitoz jo sporadik e jo qesharak. Por me modestinë tonë që kemi qoftë në ushtri e diplimaci të jemi serioz në prezantimin tonë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...