28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Inceneratorët/ Tabaku: “Korrupsioni qeveritar u mbrojt politikisht nga Edi Rama por u pranua nga çdo zyrtar tjetër”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për inceneratorët dhe komisionin hetimor që është ngritur për të.

Tabaku u shpreh se zyrtarët shtetërorë përmes dëshmive të dhëna pranuan korrupsionin qeveritar me firmën e kryeministrit Rama, ndërkohë që ky i fundit u mbrojt politikisht në lidhje me aferën.

Ajo shtoi se janë në pritje të të dhënave nga institucionet, për lëvizjen e disa zyrtarëve, por edhe të dhëna të tjera që lidhen me hetimin.

“Nesër përfundon hetimi, por ajo që nxori ky hetim është që tregoi se si korrupsioni qeveritar me firmën dhe vulën e Edi Ramës, u mbrojt politikisht nga Edi Rama por u pranua nga çdo zyrtar tjetër.

Ish-ministri i Financave tregoi përgjegjësitë që Ministria e Financave ka për miratimin e financave, kryetari i bashkisë Tiranë tregoi që nuk ka një vendim të Këshillit Bashkiak, po ashtu dhe krybashkiaku Subashi pranoi shkeljet e bashkisë Fier.

Këtu bëhet fjalë për korrupsionin më të madh qeveritar të këtyre 30-viteve 430 milionë euro.

Qeveria shqiptare paguan çdo ditë, qytetarët paguajnë, buxheti i shtetit gjendet më i varfër dhe i vjedhur. I bëj thirrje institucioneve që nuk kanë kthyer përgjigje, vazhdoj me Bashkinë Tiranë që të kthejnë të dhëna për procedurës. Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë premtoi të sjell procesverbalet e mbledhjeve kur janë diskutuar vendimet për inceneratorët.

Presim nga Nano që të sjellë lëvizjen e të gjithë personave që ne kemi kërkuar. Unë besoj se informacioni ka qenë publik i udhëtimeve të këtyre të fundit. Ne kemi dhe pak ditë për të bërë raportin.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se nuk ka një vendim të këshillit bashkiak. Tre kompanitë dhe përfaqësuesit e tyre nuk dinin të shpjegonin se ku shkuan paratë. Paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale. Kemi tre inceneratatorë në letër dhe askush nuk kryen punën”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...