10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Sulmi i nisur nga Hamasi, rreth 1200 persona kanë humbur jetën në Izrael

Numri i të vdekurve nga sulmi i nisur të shtunën nga Hamasi është rritur në të paktën 1,200 dhe rreth 3,000 të plagosur në Izrael. Lajmi u raportua nga mediat izraelite, të cilat cituan ushtrinë vendase. Ndërsa sipas asaj që është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave palestineze ka shkuar në 900 dhe 4,600 të plagosur.

Dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 200 objektiva në lagjen Al-Furqan në Gaza, që besohet të jetë pika e nxehtë nga ku Hamasi harton dhe ekzekuton sulmet. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se ky është kundërsulmi i tretë në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë kanë dalë në dritë detajet e një masakre në një fshat izraelit ku luftimet vazhduan deri të martën në mëngjes. Një gjeneral izraelit foli për foshnjat e vrara në dhomat e tyre të gjumit, ndërsa disa prej të vdekurve u ishin prerë kokat

Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit – i nisur të shtunën – si një “akt të së keqes së plotë”.

Avioni i parë amerikan që mban armë për Izraelin ka mbërritur në jug të vendit. SHBA po punon me vendet e tjera për të krijuar një korridor që do të lejojë civilët në Gaza dhe amerikanët që duan t’i shpëtojnë luftës të largohen. Kjo është raportuar nga NBC, duke cituar disa burime, sipas të cilave korridori do të ishte në jug të Gazës dhe do të çonte në Egjipt.

Ndërkaq ushtria izraelite ka konfirmuar se rreth 300,000 ushtarë janë vendosur pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë të blinduar, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë: gjithsej 300,000. Dhe kjo është për të siguruar që Hamasi, në fund të kësaj lufte, nuk do të ketë aftësi ushtarake me të cilat të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë”,  shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Jonathan Conricus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...