7.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Sulmi me 3 viktima në Paris, komuniteti kurd dhe aktivistët protestojnë kundër racizmit në Francë

Aktivistë kurdë, politikanë të krahut të majtë dhe grupe aktivistësh për të drejtat e njeriut, marshuan të shtunën në Paris kundër racizmit. Ky zhvillim pason sulmin me armë zjarri në një qendër kulturore kurde, ku si pasojë u vranë tre persona dhe u plagosën tre të tjerë. Prokurorët tha se sulmi kishte motive racore.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për krime me bazë urrejtjen kundër grupeve minoritare në një kohë kur vitet e fundit, zërat e ekstremit të djathtë kanë fituar peshë në Francë dhe në mbarë Evropën.

Autori i dyshuar për sulmin është plagosur dhe ndodhet në paraburgim. Ai është një 69-vjeçar, nga Parisi, ndaj të cilit u ngritën akuza vitin e kaluar për një tjetër sulm ndaj emigrantëve. Ai u lirua në fillim të këtij muaji. Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari përballet me akuza të mundshme për vrasje me motive racore, tha të shtunën zyra e prokurorit të Parisit.

Mijëra vetë u mblodhën të shtunën në “Place de la Republique” në lindje të Parisin, duke valëvitur flamuj shumëngjyrësh që përfaqësojnë grupet e të drejtave kurde, parti politike e të tjera kauza. Marshimi ishte kryesisht paqësore, por disa të rinj hodhën sende të forta në drejtim të policinë, e cila gjuajti me gaz lotsjellës. Disa prej protestuesve hidhnin parulla kundër qeverisë turke.

 

 

Sulmi ka tronditur komunitetin kurd në kryeqytetin francez duke detyruar policinë të vendosë forca shtesë në gatishmëri për fundjavën e Krishtlindjeve.

Përpara tubimit të së shtunës shefi i policisë së Parisit u takua me anëtarët e komunitetit kurd në një përpjekje për të zbutur shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë.

Sulmi i së premtes përfshiu një qendër kulturore kurde, një restorant dhe një floktore aty pranë. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se i dyshuari kishte qartësisht në shënjestër komunitetin e imigrantëve dhe kishte vepruar i vetëm. Autoritetet thanë se ai nuk është zyrtarisht i lidhur me ndonjë lëvizje të ekstremit të djathtë apo lëvizje të tjera radikale. I dyshuari ishte dënuar në të kaluarën për armëmbajtje pa leje dhe dhunë me armë.

Aktivistët kurdë thanë se së fundmi ishin paralajmëruar nga policia për kërcënime ndaj komunitetit kurd.

Në vitin 2013, tre gra aktiviste kurde, mes tyre Sakine Cansiz, një themeluese e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit,(PKK), u gjetën të vrara me armë zjarri në një qendër kurde në Paris.

Ushtria turke po lufton kundër militantëve kurdë të lidhur me PKK-në, një forcë politike e ndaluar në Turqinë juglindore, si dhe në Irakun verior. Ushtria turke gjithashtu ka nisur së fundmi një seri sulmesh ajrore dhe me artileri, kundër objektivave militante kurdo-siriane në pjesën veriore të Sirisë./VOA/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...