11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulmi me armë në Lundër: Policia dyshon se shënjestra nuk ishte familja në “G-Class”

Policia e Tiranës, edhe pse pa prova konkrete, ka krijuar bindjen se sulmi me armë zjarri i ndodhur dy ditë më parë në zonën e Lundrës nuk kishte në shënjestër katër personat që ndodheshin në automjetin “G-Class”.

Kjo bindje është forcuar nga deklarimet e marra dhe informacionet mbi babain e dy fëmijëve të mitur, të cilët pas plagëve të marra janë nisur drejt Romës për mjekim të specializuar.

Për të përcaktuar se kush mund të ketë qenë shënjestra e vërtetë, hetuesit kanë nisur një verifikim të pronarëve të automjeteve “G-Class” që banojnë në zonën rezidenciale të Lundrës. Ata po merren në pyetje për të kuptuar nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë qenë në atë segment rrugor në orën e sulmit.

Burime nga grupi hetimor thanë se ndjekja ka nisur që nga rrethrrotullimi i Shkozës, ku autorët në motor kanë nisur të ndjekin mjetin luksoz. Shoferi i familjes kishte pikasur motorin, por nuk i kishte kushtuar vëmendje për shkak të reshjeve të shiut.

Pasi qëlluan me armë, autorët u larguan në drejtim të panjohur. Ende nuk ka të dhëna për gjetjen apo djegien e motorit, dhe po vijon marrja e pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë gjithë zonës.

Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e një sulmi të mundshëm ndaj bashkëshortes së Roan Brahimit, babai i të cilit u vra 40 minuta para ngjarjes në Lundër. Ajo jeton në të njëjtën zonë dhe për këtë arsye dyshohet se mund të ketë qenë objektivi i atentatit. Megjithatë, sipas policisë, ajo përdor një mjet “Audi” dhe jo “G-Class”, çka për momentin e bën këtë pistë më të paqartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...

“Më kërcënoi se do të më vriste” – 55-vjeçari bullgar arrestohet në Selanik pas...

0
Një shtetas bullgar, 55 vjeç, është arrestuar nga oficerët e policisë DIAS në Selanik, pas një denoncimi për përdhunim të bërë nga një 52-vjeçare,...